Pasi foli për shpërblimin e muxhrimin-ëve dhe atë të mu’minin-ëve, Allahu i Lartësuar tregon shkaqet e këtij dallimi mes tyre:
– “Vërtet, keqbërësit talleshin me besimtarët, dhe kur kalonin pranë tyre, ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.” – Në jetën e dynjasë, kriminelët gjynahtarë talleshin me besimtarët dhe i përqeshnin ata me fjalë dhe me veprime. Kur besimtarët kalonin pranë tyre, ata i shihnin me qesëndi dhe i përqeshnin duke i bërë shenja fyese njëri-tjetrit. Megjithëse kjo ishte një vepër shumë e fëlliqur, ata ndiheshin të qetë, pa asnjë lloj ndjenje faji: