– “Atë ditë nuk e mohon askush, përveç atij që ka e tepruar me padrejtësi dhe me vepra të këqija, …” – Ditën e Përgjegjësisë e mohojnë ata që kanë dy cilësi:
1. Ata që e teprojnë dhe shkelin kufijtë e Zotit, që lënë gjërat e ligjshme dhe marrin të paligjshmet.
2. Ata që janë të zhytur thellë në gjynahe. Të tillët janë të prirur të tregohen kryeneçë ndaj të vërtetës së Zotit.