Select Page

– “A nuk mendojnë ata se kanë për t’u ringjallur në një Ditë të madhe, Ditën kur njerëzit do të ngrihen për të dalë para Zotit të botëve?!” – Ajo që i shtyn ata në këtë padrejtësi është mosbesimi i tyre në Ditën e Gjykimit. Nëse do të ishin të sigurt për takimin me Allahun e Lartësuar, i Cili do t’i llogarisë dhe shpërblejë me drejtësi për çdo gjë të madhe dhe të vogël, me siguri do të frenoheshin dhe do të ktheheshin tek Ai të penduar dhe të nënshtruar.