– “Atë ditë sheh fytyra të ndritshme, të cilat janë të kënaqura për veprat e veta …” – Fytyrat e fatlumëve do të jenë të shndritshme dhe të lumtura. Kënaqësitë dhe lumturia e papërshkrueshme që i ka pushtuar duket qartë në shkëlqimin e fytyrave dhe trupave të tyre. Ata do të jenë të kënaqur për veprat e mira që kanë kryer në dynja, si adhurim ndaj Zotit dhe si bamirësi ndaj robërve të Zotit. Ata do të jenë të kënaqur, sepse shpërblimi i përgatitur për ta është i madh dhe i mrekullueshëm. Ata do të kenë në Xhenet gjithçka që dëshirojnë.