– “Ai do të thotë: “Ah, i mjeri unë! Sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”” – Kuptimi: Ah, sikur të kisha punuar dhe të isha përgatitur për këtë ditë të vështirë me vepra të mira, që të fitoja përjetësinë në kënaqësitë e ahiretit. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë. Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!”Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun.” [El furkan, 25 – 29]. Nga ky ajet mësojmë se jeta për të cilën robi duhet të përpiqet, është jeta e ahiretit, sepse ajo është e pasosur.