– “Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë.” – Allahu i Madhëruar rri në pritë të çdokujt që nuk i bindet dhe kundërshton adhurimin e Tij. Ai vërtet e afatizon robin, që ai të ketë kohë mjaftueshëm për të reflektuar dhe për t’u kthyer i penduar e i nënshtruar tek Zoti i tij, por kur ndëshkimi i Tij zbret mbi zullumqarin, ai është i dhembshëm dhe i ashpër, ashtu si di të ndëshkojë Krenari i Plotpushtetshëm.