Select Page

– “O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq jobesimtarët, në vend të besimtarëve!” –  Allahu i Lartësuar pasi tregoi që munafikët miqësojnë qafirët dhe lënë anash besimtarët, tani i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të largohen nga ky veprim i shëmtuar. Ai i ndalon besimtarët që t’u përngjajnë munafikëve në veprat dhe fjalët e tyre:

– “A mos, vallë, doni t’i sillni Allahut dëshmi të qartë kundër vetvetes?!” – Kjo vepër e shëmtuar është provë e qartë dhe mëse e mjaftueshme që Allahu i Madhërishëm t’ju ndëshkojë. Ai na paralajmëron dhe na tregon pasojat e këtij veprimi, prandaj, nëse ne përsëri e bëjmë këtë gabim, kjo është provë e qartë dhe e mjaftueshme për t’u ndëshkuar.

Ky ajet është tregues i drejtësisë së plotë të Alahut të Madhërishëm. Ai nuk ndëshkon asnjë para se t’ia sqarojë argumentet. Ky ajet është, gjithashtu, një paralajmërim për t’u larguar nga haramet. Kush i vepron ato, e ka bërë hak ndëshkimin e Allahut të Lartësuar.