– “Ai thotë (me mburje): “Unë kam shpenzuar shumë pasuri.”” – Domethënë, ka shpenzuar pasuri të madhe në përmbushjen e dëshirave të tij të liga. Kur flet për shpenzimin e pasurisë në harame, Allahu i Lartësuar përdor shprehjen “ehlektu mâlen”, që, saktësisht, do të thotë: “kam prishur, kam shkatërruar shumë pasuri”. Pra, shpenzimin e pasurisë në harame Zoti e ka konsideruar si të shkatërruar e të hedhur kot për shpenzuesin, sepse ajo pasuri i sjell shpenzuesit veçse trishtim, varfërim, lodhje dhe dëshpërim. Ndryshe ndodh me atë që shpenzon pasurinë për të arritur kënaqësinë e Allahut. Ky person ka bërë tregti shumë fitimprurëse dhe lumturuese me Allahun Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm. Ai ka për të fituar shumëfish nga ajo që shpenzon për hir të Tij. Më pas, duke kërcënuar ata që shkatërrojnë pasurinë e tyre për përmbushjen e epsheve në harame, Allahu i Lartësuar thotë: