Select Page

– “… Pasuria nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të shkatërrohet.” – Pasuria e tyre, nëpërmjet së cilës ata ndihen të pavarur, – prandaj i kalojnë kufijtë dhe i shkelin porositë e Zotit, – nuk ka për t’u bërë dobi kur të vdesin. Në jetën tjetër, vetëm veprat e mira bëjnë dobi. Ndërsa pasuria që nuk është pastruar nëpërmjet dhënies së zekatit ka për të qenë fatkeqësi dhe ndëshkim për ta. Njerëz të tillë nuk shpenzojnë prej pasurisë së tyre që të fitojnë ahiretin.