Select Page

– “… Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.” – Allahu i Gjithëmëshirshëm dhe i Gjithëditur i premton kujtdo që pajiset me cilësitë e mësipërme se Ai do t’ia lehtësojë dhe thjeshtësojë arritjen e të mirave dhe do t’ia lehtësojë largimin nga të këqijat. Ky është shpërblimi i tyre, sepse ata marrin të gjitha masat për të merituar një ndihmë dhe lehtësim të tillë nga Bujari i Gjithëmëshirshëm.