– “Jetimin kurrë mos e nënçmo!” – Kurrë mos u sill keq me jetimin! Asnjëherë mos u bezdis dhe mos u ngushto me përkujdesin ndaj tij. Kurrë mos e nënçmo jetimin apo ta fyesh atë me fjalë rënduese, por nderoje dhe tregohu bujar me të, ashtu si të vijë më lehtë. Trajtoje jetimin ashtu si do të dëshiroje që të tjerët të trajtonin fëmijët e tu pas vdekjes tënde.