– “Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë.” – Këta Zoti i ka nderuar duke u dhuruar besimin e drejtë dhe moral të lartë. Zoti u premton atyre grada të larta dhe shpërblim të pandërprerë. Ata do të shijojnë kënaqësi të shumta dhe lumturi të përhershme, në përjetësi. Begatitë e tyre kurrë nuk do të mbarojnë, ushqimet e tyre do të vazhdojnë përjetësisht, e po ashtu edhe hijet e mrekullueshme ku do të qëndrojnë.