Select Page

– “Pastaj ai le të thërrasë ata të vetët! Ndërsa Ne do t’i thërrasim Rojet e Xhehennemit (zebanitë)!” – Le të thërrasë ai që meriton këtë ndëshkim kë të dëshirojë, prej ushtrive dhe mbështetësve të tij. Ndërsa Allahu do të urdhërojë zebanitë, rojet e Xhehenemit, për të ekzekutuar ndëshkimin. Atëherë keni për ta parë se kush do të fitojë dhe kush është më i fuqishëm! Kjo do të jetë gjendja e atij që lufton dhe pengon të vërtetën. Ndërsa besimtarin, atë të cilin e pengojnë dhe luftohet për shkak të së vërtetës, Allahu i Lartësuar e urdhëron që të mos ua verë veshin dhe të mos u nënshtrohet këtyre ndaluesve: