– “Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju, o njerëz, e sjell të tjerë. Ai është Fuqiplotë ta bëjë këtë.” – Kuptimi: Allahu është i Pasuri, që nuk ka nevojë për ju. Ai është i Lavdëruari. Ai është i Plotpushtetshmi, që, nëse dëshiron t’ju zhdukë dhe të sjellë të tjerë, askush nuk mund ta kundërshtojë vendimin e Tij. Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju dhe sjell njerëz të tjerë, që të jenë të bindur dhe më të mirë se ju. Ky është një kërcënim i hapur për njerëzit që vazhdojnë të enden në kufër, duke i kthyer shpinën Zotit të tyre. Asgjë nuk e ndalon Zotin që t’i ndëshkojë ata, nëse vazhdojnë të mos i binden dhe ta mohojnë, por Ai i afatizon ata; i afatizon, por nuk i harron.