Select Page

  “Por ata të cilëve iu dha Libri u përçanë edhe pasi u erdhi Argumenti i Qartë.” – Argumentet e qarta normalisht duhet të sjellin unitet, por për shkak të prirjeve të sëmura që kanë, atyre u shtohet edhe më shumë devijimi; drita e argumenteve të qarta ua shton edhe më shumë verbërinë. Ky është shpjegimi i vetëm i refuzimit të tyre, sepse librat hyjnorë kanë të gjithë të njëjtin burim, Zotin e gjithësisë. Në çdo shpallje të Tij, Zoti ka urdhëruar për fenë dhe besimin e drejtë, që çojnë në bashkimin e njerëzve. Të gjithë profetët kanë dhënë të njëjtat udhëzime dhe kanë predikuar të njëjtën fe, siç thotë i Lartësuari më pas: