Select Page

– “Keni për ta parë Xhehenemin. Keni për ta parë me sytë tuaj dhe do të bindeni plotësisht për të.” – Kuptimi: Është absolutisht e sigurt që ju do ta përjetoni Kijametin dhe do ta shihni Zjarrin e ndezur fort, të cilën Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për qafirët. Ju do ta shihni Zjarrin me sytë tuaj dhe atëherë nuk do të keni asnjë dyshim për ndëshkimin që i pret jobesimtarët. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.” [Kehf 53].