Select Page

  Ajeti flet për gjithëpërfshirjen e pushtetit dhe dijes së Allahut të Lartësuar. Gjithçka është pronë e Allahut dhe të gjithë janë krijesa të Tij. Allahu përkujdeset për pronën e Tij dhe administron çështjet e tyre. Dija e Tij është absolute dhe përfshin çdo njohuri. Shikimi i Tij është absolut dhe Ai përfshin gjithçka me shikimin e Tij. Dëgjimi i Tij është absolut dhe Ai përfshin gjithçka me dëgjimin e Tij. Dëshira, pushteti dhe mbretërimi i Tij ekzekutohen mbi çdo gjë që ekziston. Mëshira e Tij përfshin banorët e tokës dhe të qiejve. Përballë krenarisë dhe madhështisë së Tij janë nënshtruar të gjitha krijesat.