– “As ju nuk adhuroni Atë që unë e adhuroj.” – Kuptimi: Ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj, sepse veprave tuaja u mungon sinqeriteti. Ato pak vepra që ju kryeni dhe që janë të përziera me idhujtari nuk meritojnë të quhen adhurime, dhe si të tilla nuk janë të pranueshme nga Allahu i Lartësuar. Që një vepër të jetë e pranuar si “adhurim” tek Allahu, ajo duhet të plotësojë dy kushte: të jetë e sinqertë vetëm për Allahun, larg çdo lloj shirk-u, dhe të jetë sipas porosive të Allahut të Lartësuar dhe traditës së Profetit të Tij.