Select Page

– “Kërkoji falje Allahut, sepse Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Kërkoji falje Allahut, nëse ke bërë ndonjë gabim në raste të tilla ose në raste të tjera, se Ai është Falës i gjynaheve. Allahu fal edhe gjynahet e mëdha, nëse njeriu pendohet dhe kthehet tek Ai me përunjësi, i bindur dhe i nënshtruar. Madje, jo vetëm që ia pranon pendimin dhe ia mbulon gabimet, por i jep forcë dhe sukses që të vazhdojë adhurimin me vepra të mira, për të cilat Allahu ka premtuar shpërblim të madh.