Select Page

“Betohem në këtë qytet, dhe ti gjendesh në këtë qytet. Betohem në prindin dhe në ata që lindën prej tij.” – Allahu i Lartësuar betohet në qytetin e sigurisë, në Mekën e nderuar, që është absolutisht vendi më i shenjtë dhe më i nderuar në botë. Rëndësia dhe shenjtëria e saj ishte më e madhe sidomos në kohën kur Profeti i zgjedhur i Zotit, Muhamedi (a.s.) ishte në të. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar betohet në Mekën kur në të ishte Profeti (a.s.). Ai betohet gjithashtu edhe në Ademin (a.s.) dhe pasardhësit e tij. Por për çfarë betohet i Lartësuari? Arsyeja e betimit vjen më poshtë, kur Allahu i Madhëruar thotë: