Select Page

  Allahu i Lartësuar na sjell një pamje të Ditës së Gjykimit, ditë në të cilën çdokush do të shohë se çfarë ka bërë në dynja, mirë apo keq. Atë ditë, njeriu do të mësojë plotësisht se çfarë e pret: dënimi apo shpërblimi.

– “Kur Dielli të jetë mbështjellë dhe yjet të kenë rënë;..” – Dielli do të mbështillet dhe do të shuhet. Po kështu, edhe Hëna do të shuhet, dhe të dy, bashkë me Diellin, do të hidhen në Xhehenem. Edhe yjet do të ndryshojnë dhe do të shkëputen nga vendi i tyre. Çdo trup qiellor do të shkatërrohet dhe qielli do të ndryshojë tërësisht.