Shkaku i shpalljes së këtyre ajeteve ishte vajtja e një besimtari të verbër te Profeti (a.s.) për ta pyetur rreth fesë dhe për të mësuar prej tij. Gjithashtu, në të njëjtën kohë, te Profeti (a.s.) vajti edhe një pasanik, po për të pyetur. Profeti (a.s.), që ishte shumë i përkushtuar në udhëzimin e njerëzve, anoi më shumë për udhëzimin e pasanikut, që ai të pastrohej, dhe, në njëfarë mënyre, e shmangu pak të verbërin e varfër, që ishte besimtar. Por Allahu i Lartësuar e qortoi Profetin e Tij të dashur për këtë zgjedhje, që nuk ishte më e mira që duhej të bënte. Qortimi ishte i ëmbël dhe shumë i ngrohtë. Allahu i Lartësuar na përshkruan të gjithë ngjarjen:
– “Ai u vrenjt dhe ktheu kurrizin, kur i erdhi i verbri.” – Kuptimi: Ai e rrudhi fytyrën dhe ktheu shpinën, kur pa se i verbëri po afrohej, ndërkohë që ai ishte duke ftuar në Islam pasanikun. Por Allahu i Lartësuar na tregon dobitë e mëdha që vijnë së bashku me ata që e kërkojnë dijen sinqerisht: