Select Page

– “Atëherë, Ne, do t’u jepnim atyre shpërblim të madh nga ana Jonë …” – Allahu i Lartësuar premton për ata që punojnë maksimalisht dhe sinqerisht për të plotësuar porositë e Tij se do t’u japë një shpërblim të madh. Ky shpërblim do t’u jepet në dynja dhe në ahiret, i tillë që të kënaqet jo vetëm trupi, por edhe shpirti. Sigurisht që shpërblimi në Xhenetin e përjetësisë është më i mrekullueshëm. Atje ka gjëra që syri nuk i ka parë, që veshi nuk i ka dëgjuar dhe që zemra nuk i ka menduar e ëndërruar.