Select Page

– “Por ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, Ne do t’i fusim në Kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë të përjetshëm.” – Për ata që besojnë Allahun dhe që bëjnë vepra të mira sipas këtij besimi të drejtë, për ata ka një tjetër premtim.

– “Atje do të kenë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” – Ato janë gra të pastra nga çdo cilësi e keqe, larg çdo shëmtie dhe mangësie. Ato janë të ruajtura nga çdo papastërti që kanë zakonisht gratë e dynjasë. Besimtarët do të jenë të qetë, të lumtur dhe të përjetshëm, nën hije të këndshme.