– “Këta janë ata, të cilët Allahu i ka mallkuar dhe atij që e mallkon Allahu nuk i gjendet kurrë ndihmëtar.” – Allahu i Lartësuar i ka dëbuar ata nga mëshira e Tij, për të lëshuar mbi ta zemërimin e Tij. Për ata që i ka mallkuar Zoti, nuk ka më ndihmëtar që mund t’i lehtësojë të arrijnë ndonjë mirësi apo që ta ruajnë nga ndonjë fatkeqësi. Ky është një poshtërim shumë i madh.