Select Page

– “Shiko se si trillojnë shpifje kundër Allahut! Dhe kaq mjafton si gjynah i qartë.” – Duke lavdëruar veten dhe duke pretenduar pastërtinë, ata thjesht shpifin. Kjo konsiderohet si shpifje ndaj Zotit të Lartësuar, sepse ata pretendojnë se rruga që ndjekin është e vërteta e Zotit, ndërsa rruga e besimtarëve është e gabuar. Ky është synimi i tyre kur lëvdojnë vetveten, por ky është shtrembërim i realitetit. Kjo do të thotë që të vërtetën ta paraqesësh si të gënjeshtërt dhe të gënjeshtërtën ta paraqesësh si të vërtetë. Për këtë arsye, i Lartësuari e ka konsideruar këtë veprim të tyre si gjynah të hapur, që meriton një ndëshkim të ashpër e poshtërues.