Select Page

– “As ata që janë koprracë ose që i urdhërojnë të tjerët për koprraci, ose ata që i fshehin të mirat që u ka dhënë Allahu nga Bujaria e Tij.” – Ata tregojnë koprraci dhe nuk u japin njerëzve atë që e kanë detyrë t’ua japin, madje i urdhërojnë ata për koprraci. Ata i nxisin edhe të tjerët, me fjalë dhe me vepra, për të qënë koprracë, duke u bërë vetë si shembulli i tyre i keq.

Këta e fshehin prej njerëzve diturinë që u ka falur Zoti. Ata fshehin dijen nëpërmjet së cilës mund të udhëzohen të humburit, dijen nga e cila mund të mësojnë të paditurit. Madje, jo vetëm që e fshehin të vërtetën dhe dijen e dobishme, por ata u shfaqin dhe ua zbukurojnë të kotën njerëzve, duke i penguar ata nga e drejta dhe e vërteta. Kështu, të tillë njerëz kanë këto cilësi të ulta:

1. Ata janë koprracë me pasurinë e tyre dhe nuk i plotësojnë detyrimet ndaj të tjerëve.

2. Ata janë koprracë me dijen e tyre, duke mos e përcjellë dijen nëpërmjet së cilës njerëzit mund të udhëzohen në rrugën e drejtë.

3. Ata e kanë çuar veten drejt shkatërrimit dhe punojnë për devijimin dhe shkatërrimin edhe të të tjerëve. Këto janë cilësi të mohuesve, prandaj Allahu i Lartësuar i quan ata “mohues” kur thotë:

– “Për mohuesit Ne kemi përgatitur dënim poshtërues.” – Ata tregohen arrogantë me njerëzit, ata nuk plotësojnë detyrimet ndaj Zotit, ata madje pengojnë edhe të tjerët të plotësojnë detyrimet, prandaj, për të gjitha këto arsye, ata meritojnë dënim poshtërues. E lus Allahun e Madhëruar të na ruajë nga çdo e keqe! Më pas, Allahu i Lartësuar flet për ata që japin nga pasuria e vet me mendjemadhësi dhe për t’u dukur, jo të nxitur prej besimit të sinqertë: