Këto argumente vlejnë për ata që meditojnë thellë rreth tyre dhe kuptojnë pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar. Me mëshirën dhe fuqinë e Tij, Zoti zbret ujë nga retë. Me këtë ujë shuajnë etjen njerëzit dhe kafshët e tyre. Po me këtë ujë, njerëzit vaditin të mbjellat e tyre, prej të cilave marrin shumë prodhime.