– “Ata thanë: “Ndali (për pak) atë dhe vëllanë e tij dhe dërgo nëpër qytete lajmëtarë, që të sjellin para teje të gjithë magjistarët (tanë) të zotë.” – Ndale veprimtarinë e Musait dhe të vëllait të tij dhe dërgo nëpër qytete lajmëtarë, që të tubojnë banorët e gjithë mbretërisë dhe magjistarët më të zotë, të cilët të përballen me Musain dhe të hedhin poshtë pretendimet e tij.
Ata i thanë Profetit: “O Musa, vendos një takim mes nesh dhe juve, që ta respektojnë të dyja palët.” Në ajete të tjera kuranore thuhet: “Edhe ne do të kundërvihemi me të njëjtën magji, prandaj cakto një kohë dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne e as ti ”. Musai tha: “Koha e caktuar le të jetë dita e festës, në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite”. Faraoni u kthye, tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.” [Ta Ha 58 – 60]. Ndërsa në këtë sure, Allahu i Madhëruar thotë: