Select Page

Kuptimi: Mos u martoni me ato gra me të cilat kanë qenë martuar etërit (babai, gjyshi e lart) tuaj. Kjo është një vepër shumë e shëmtuar dhe e neveritshme jo vetëm për Zotin, por edhe për njerëzit. Për shkak të kësaj vepre të ulët, futet urrejtja mes prindit dhe fëmijës, ndërkohë që marrëdhëniet mes tyre duhet të jenë të ndërtuara mbi bamirësinë, mëshirën dhe respektin. Kjo është një rrugë e keqe për ata që e ndjekin. Ajo është prej sjelljeve të injorancës, të cilat Islami i lufton, që t’i pastrojë shpirtrat e njerëzve.