– “Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush) …” – Sepse Allahu është absolutisht i Pasur dhe nuk ka nevojë për asgjë nga krijesat e Tij. Të gjithë kanë nevojë dhe janë të varfër para bujarisë dhe mirësisë së Tij, ndërsa Ai është i Pasuri vetvetiu, që nuk ka nevojë absolutisht për asgjë nga krijesat e Tij.