Select Page

– “E si mund t’ua merrni (atë plaçkë), kur ju i jeni dhënë njëri-tjetrit dhe kur ato kanë marrë prej jush një premtim të fortë?!” – Për ta qartësuar më shumë, themi se kontakti seksual me gruan është haram para aktit të martesës. Marrëdhëniet me të lejohen veçse pas aktit të rregullt martesor dhe pasi ajo kërkon mehrin e saj.

Pasi është rënë dakord për gjithçka dhe pasi burri e ka “shijuar” mirë gruan, ndërkohë që më parë e kishte të ndaluar, atëherë mospërmbushja e kushtit të mehrit është një padrejtësi e madhe ndaj saj, sepse burri e ka marrë atë që ka kërkuar, ndërkohë që nuk po plotëson kushtin e saj.

Gjithashtu, ai i ka premtuar asaj para Zotit se do të plotësojë detyrimet dhe përgjegjësitë që parashtron akti martesor. Atëherë, si mund ta shkelë ai një premtim të tillë?