Select Page

Ebu Lehebi ishte xhaxhai i Profetit, por ishte dhe armiku më i ashpër i tij, me mundimet që i shkaktonte Profetit (a.s.). Ai nuk kishte as besim në Allahun dhe as dashuri për farefis, Allahu e shëmtoftë! Prandaj Allahu i Lartësuar e poshtëroi e i dha këtë mallkim të madh, që do të jetë për të deri në Ditën e Kijametit. I Lartësuari thotë:

– “U thafshin duart e Ebu Lehebit, dhe u shkatërroftë!” – Kuptimi: U dëshpëroftë dhe iu thafshin duart nga mirësitë! Kurrë mos paftë mirësi dhe mbarësi!