– “S’ka dyshim se ai që të urren ty është farëshuar.” – Kuptimi: Ai që të urren ty, që të fyen dhe të përmend për keq, pikërisht ai është “el ebter” – farëshuar, sepse veprat do t’i asgjësohen dhe nami do t’i zhduket. Ndërsa Muhamedi (a.s.) është tërësisht i kompletuar me cilësitë më të mira si një krijesë e Zotit. Ai do të përkujtohet shumë ndër njerëz dhe pasuesit e rrugës së tij do të jenë të jashtëzakonshëm.