– “Ky është ai që e përzë jetimin në mënyrë të vrazhdë. Dhe nuk nxit për të ushqyer të varfrin.” – Ata e dëbojnë jetimin me ashpërsi, duke mos treguar aspak mëshirë për të. Kjo sjellje vjen nga zemërngurtësia e tyre, për shkak se nuk shpresojnë shpërblim nga Allahu i Lartësuar dhe as nuk frikësohen nga ndëshkimi i Tij. Jo vetëm që sillen kështu për veten e vet, por pengojnë dhe të tjerët që ushqejnë jetimët dhe të vobektët.