– “Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme, …” – Allahu i Lartësuar na tregon për atë që do të ndodhë Ditën e Kijametit. Toka do të tronditet fort, derisa çdo ndërtesë apo gjë e ngritur mbi të të sheshohet. Malet dhe kodrat do të fshihen nga faqja e dheut dhe toka do të shndërrohet e tëra në një sipërfaqe të sheshtë e të ndritshme, pa gropa apo male.