– “Në të zbresin melekët dhe Shpirti (Xhibrili), me lejen e Zotit të tyre, me çdo çështje (të përcaktuar nga Zoti).” – Gjatë kësaj nate, duke filluar që nga perëndimi i diellit e deri në agim, melekët dhe Xhibrili shpeshtojnë zbritjen në tokë dhe ngjitjen prej saj. Zoti e ka përshkruar dhe emërtuar atë natë si selam – paqe, për shkak se ajo është e pastër nga sherri dhe është e mbushur me mirësi dhe bekime: