Select Page

“A nuk ta zgjeruam gjoksin tënd?” – Zgjerimi i gjoksit nënkupton:

1. Bërjen e Profetit të denjë dhe të aftë për të pranuar dispozitat e fesë dhe për të ftuar njerëzit në rrugën e Allahut, në Islam.

2. Zbukurimin e shpirtit të tij me moralin më të lartë dhe me cilësitë më të vyera.

3. Aftësimin për devotshmëri, për të fituar ahiretin nëpërmjet adhurimeve të mrekullueshme.

4. Lehtësimin e çdo të mire dhe aftësimin e shpirtit të Profetit për t’i pranuar dhe kultivuar ato, ndryshe nga ç’ndodh me gjokset e ngushtuara dhe të rënduara, të cilët kurrsesi nuk nënshtrohen për të vërtetën dhe të mirën. Ata gjithmonë janë të shtrënguar ndaj mirësisë që u ofrohet.