– “A të ka ardhur lajmi për Katastrofën gjithëpërfshirëse?” – Allahu i Lartësuar përshkruan në këtë sure disa nga situatat dhe gjendjet e tmerrshme të Ditës së Gjykimit. Ajo ditë do të përfshijë me vështirësitë e saj të gjitha krijesat. Të gjithë do të shpërblehen sipas veprave që kanë bërë dhe do të ndahen në dy grupe të mëdha: një grup për në Xhenet dhe një grup për në Zjarrin e ndezur fort. I Madhëruari jep cilësitë dhe veçoritë e secilit grup. Në fillim, duke përshkruar banorët e Zjarrit, i Madhëruari thotë: