Select Page

  Allahu i Madhëruar bën një sërë betimesh për vërtetësinë e Ditës së Ringjalljes dhe Llogarisë së drejtë.

– “Betohem për ata që dërgohen njëri pas tjetrit me mirësi, …” – “Ata” janë melekët, që Zoti i dërgon të zbatojnë vendimet e Tij, të kujdesen për krijesat dhe për botën, të zbatojnë urdhrat e Tij që kanë të bëjnë me fenë dhe me jetën e kësaj bote. Allahu i Madhëruar i ka përshkruar melekët si ‘urfa’, pra, të mbushur dhe të dërguar plot mirësi, urtësi dhe dobi, jo me kotësi e ligësi.