– “Ai ju mbulon gjynahet tuaja dhe ju jep afat deri në një moment të caktuar.” – Pra, Ai do t’u japë një furnizim të këndshëm deri në afatin e caktuar dhe nuk do t’i shfarosë me ndëshkim. Megjithatë, kënaqësitë e kësaj bote nuk janë të përjetshme, sepse vdekja është e pashmangshme, prandaj i Lartësuari thotë:
– “Por kur të vijë afati i caktuar prej Allahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse e dini.” – Ajo që është përcaktuar nga i Urti do të ndodhë pakthyeshmërisht, prandaj për të duhen përgatitje serioze. Megjithatë, pavarësisht nga kjo thirrje e gjatë dhe e qartë nga ana e Nuhut (a.s.), ata përsëri e mohuan Allahun e Madhëruar. Ata nuk iu përgjigjën ftesës së tij, duke treguar kokëfortësi, prandaj Nuhu (a.s.) iu ankua Allahut të Lartësuar: