– “Ndërsa atyre që besojnë, Allahu u sjell si shembull gruan e Faraonit …” – Ajo ishte Asijah, e bija e Mizahimit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila iu drejtua Zotit të saj me këtë lutje:
– “Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhenet! Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” – Allahu i Madhëruar e përshkruan atë si besimtare të sinqertë dhe të nënshtruar, e cila iu lut me përkushtim Atij. Ajo iu drejtua Zotit të saj me kërkesat më të larta për të cilat mund të lutet njeriu: për hyrjen në Xhenet dhe për të qenë afër Zotit të botëve, Bujarit të Gjithëmëshirshëm. Ajo iu lut Allahut, gjithashtu, që ta shpëtonte nga e keqja e Faraonit dhe nga e keqja e çdo zullumqari.
Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së saj, dhe prandaj ajo jetoi me besim të pastër, të plotë e të patundur. Allahu, gjithashtu, e shpëtoi atë nga të gjitha sprovat. Për këtë çështje, Profeti (a.s.) ka thënë: “Prej burrave ka pasur shumë njerëz të përkryer. Ndërsa prej grave kanë qenë të përkryera veçse Merjemja – e bija e Imranit, Asijah – e bija e Mizahimit, Hadixhja – e bija e Huejlidit, dhe Aishja, vlera e së cilës mbi gratë e botës është si vlera e therid-it 191 mbi ushqimet e tjera.”
191 Therid-i ishte një lloj ushqimi, më i miri për atë kohë dhe vend. Krahasimi tregon thjesht se Aishja qëndron mbi të gjitha gratë e botës.