Select Page

– “O ju që keni besuar! Nëse ju u bindeni jobesimtarëve, ata do t’ju kthejnë prapa, aty ku ishit më parë (në mosbesim), dhe atëherë do të jeni të humbur.” – Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që t’u binden qafirëve, të çdo ngjyre e kategorie qofshin ata, idhujtarë apo munafikë. Ai u sqaron atyre se, nëse u binden, le ta dinë se ata synojnë veçse sulmin, shkatërrimin dhe dëmtimin e muslimanëve. Qëllimi final i tyre është kthimi i besimtarëve në qafirë, përfundim ky tejet poshtërues dhe shkak i ndëshkimit të përjetshëm. Pastaj i Madhëruari tregon se Ai është Ndihmëtari, që kujdeset dhe i ruan besimtarët nga çdo e keqe: