Select Page

– “Ndërsa ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” – Ata mohojnë argumentet e Zotit pa qenë të bazuar në ndonjë fakt, argument logjik ose tekste hyjnore.

Madje, përkundrazi, atyre u vijnë argumente të qarta dhe të pakundërshtueshme për të besuar të vërtetën dhe për të jetuar sipas saj, por ata i kundërshtojnë me urrejtje e kokëfortësi. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:

“Ky është përfundimi më i keq!” – Në Xhehenem janë mbledhur ndëshkimet më të ashpra. Banorët e atij vendi janë të pashpresë, pasi atje do të mbeten përgjithmonë.