Select Page

“Por Allahu asnjërit nuk ia shtyn afatin, kur ai i vjen.” – Nëse njeriut i vjen çasti i vdekjes, i vendosur nga Allahu i Lartësuar, ai nuk mund të shtyhet për më vonë.

“Allahu është i Gjithëditur për ato që ju punoni.” – Allahu ka për t’ju shpërblyer në bazë të diturisë së Tij të plotë për veprat që keni kryer, qofshin ato të mira apo të këqija. Këtu përfundon tefsiri i sures Munafikun. Vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi!