Select Page

“Njëlloj është – kërkon apo nuk kërkon falje për ta, sepse Allahu nuk ka për t’i falur kurrsesi. – Ata janë njerëz të prishur, që kanë dalë nga rruga e bindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe i kanë dhënë përparësi kufrit kundrejt imanit. Si të tillë, kërkimi i faljes nga ana e Profetit (a.s.) nuk do t’u bëjë atyre dobi. Kështu, Allahu i Lartësuar e nderoi Profetin e Tij duke e ruajtur që të mos bënte lutje të pafrytshme.

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kërko falje për ta ose mos kërko, por edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t’i falë, sepse ata kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që shkelin kufijtë.” [Teube 80].

“Allahu nuk i udhëzon ata që i shkelin kufijtë.” – Arsyeja është se ata nuk e meritojnë udhëzimin e Allahut të Lartësuar. Ata refuzojnë të kryejnë ato vepra që Zoti i ka përcaktuar si shkaqe të udhëzimit.