– “Ata përdorin si mburojë betimet e tyre dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut.” – Duke u betuar, ata përpiqeshin të mbulonin hipokrizinë e tyre. Kështu, ata e privuan veten nga udhëzimi i drejtë i Zotit. Me hipokrizinë e tyre, ata mundoheshin të helmonin e devijonin edhe të tjerët, të cilët nuk ishin në dijeni dhe nuk e dallonin hipokrizinë e tyre.
– “Sa e ligë është kjo sjellje e tyre!” – Ishte e ligë, sepse ata hiqeshin sikur besonin, ndërkohë që në zemër fshihnin kufrin. Jo vetëm kaq, por u betoheshin të tjerëve se ishin të sinqertë, që edhe ata t’i shihnin si besimtarë.