Select Page

Sikur këta të kishin qenë zota, nuk do të futeshin në të (në xhehenem). Por ata që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. – Ky ngjan me ajetin tjetër: “Ai do t’i ringjallë ata, për t’ua bërë të qartë të vërtetën e asaj rreth së cilës kishin kundërshtime dhe për ta ditur mirë jobesimtarët se ishin gënjeshtarë.” [Nahl 39]. Kështu, të gjithë bashkë, të adhuruar dhe adhurues, do të jenë të gjithë në Xhehenem të përjetshëm. Ata nuk kanë për të dalë kurrë prej andej dhe nuk do të kenë as lehtësim dënimi.