Jakubi së bashku me fëmijët dhe familjet e tyre u përgatitën për t’u nisur drejt Jusufit në Egjipt dhe për t’u vendosur atje.
– “Kur ata hynë te Jusufi, ai afroi pranë vetes të dy prindërit …” – Jusufi i afroi të dy prindërit tek vetja, duke i veçuar nga të tjerët. Ky qe një respekt dhe nderim tepër i madh.
– “… dhe tha: “Me dëshirën e Allahut, hyni në Egjipt të sigurt!” – Jusufi iu drejtua të gjithë familjes së tij kur tha: “Me dëshirën e Allahut, hyni në Egjipt të sigurt”, pra, të sigurt nga çdo lloj rreziku. Dhe ata hynë në Egjipt të gëzuar, sepse shpëtuan nga varfëria dhe telashet. Tashmë ishin të gëzuar me mirësitë e Allahut të Lartësuar.