– “Dhe, adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë vdekja!” – Adhuroje Zotin me përkushtim, derisa të vijë vdekja! Në çdo kohë e gjendje, përkushtohu me adhurime që të afrojnë te Zoti. Dhe Muhamedi (a.s)e plotësoi vërtet urdhrin e Zotit. Ai iu kushtua adhurimit, derisa i erdhi ajo që quhet “jakin”, domethënë, e vërteta e sigurt, që është vdekja, dhe shkoi te Zoti i tij. Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi profetin Muhamed e mbi pasuesit e Tij!